Ndahet nga jeta ish-Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti. Prifti i ishte nënshtruar së sëfundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime. Ai ndërroi jetë të enjten në banesën e tij.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.

Homazhet për ish-ministrin

Janë kryer paraditen të premtes homazhet për ish-ministrin Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 49 vjeçare. Miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku nuk munguan edhe kolegë politikane.

Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit, nder ta Anastas Angjeli dhe Tom Doshi. “Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas së Dritanit, fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Gramoz Ruçi.