Kapet hajduti duke hyrë nga dritarja e shtëpisë përdhese, shokët e tij ikin

Një hajdut është kapur duke hyrë nga dritarja e një shtëpie përdhese në Selenicë të Vlorës në mes të natës, kurse shokët e tij kanë arritur të shpëtojnë.

I arrestuari quhet Armando Bendaj, 19 vjeç dhe është banor i fshatit Selenicë. Bendaj më datë 11.10.2017 rreth orës 02:30, në lagjen ”Partizani”, në fshatin Selenicë, sëbashku me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e bashkëfshatarit të tyre, N.Dh., 52 vjeç, duke hyrë nga dritarja e një prej dhomave të banesës.

Tani ai akuzohet për veprën penale ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 134, 25 e 22 të Kodit Penal.