NASA, Michael Kelley: Një asteroid do kalojë “një fije floku” larg Tokës

Po vjen dhe një asteroid në drejtim të Tokës. Një asteroid që u zbulua në vitin 2012 do të kalojë më pranë tokës, më afër se kurrë. TC4 do të kalojë midis hënës dhe tokës dhe është vetëm 4200 milje larg planetit tonë. Do kalojë shumë afër Tokës. Edhe avionët ngrihen me lart se 4200 milje!

Michael Kelley, shkencëtar i programit dhe shtabi i NASA-s për fushatën e vëzhgimit të TC4, tha: “Shkencëtarët gjithmonë e kanë vlerësuar njohjen kur një asteroid do të bëjë një kalim të afërt dhe të kalojë në mënyrë të sigurt në Tokë, sepse ata mund të bëjnë përgatitjet për të mbledhur të dhëna për të karakterizuar dhe mësuar sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me të. Rruga e asteroidit është përshkruar si një “humbje e ngushtë” nga shkencëtarët, pasi, në terma astronomikë, është një fije floku larg”.

Por nuk do godasë Tokën. Gjithsesi asteroidet janë vdekjeprurës për jetën në Tokë.

Rreziku i asteroideve

Asteroidet kanë zhdukur jetën në Tokë më parë, por sa janë vërtet mundesitë që një asteroid i rrezikshëm të godasë Tokën në një të ardhme të afërt? Charles Bolden, drejtuesi i lartë në NASA-s ka paralajmëruar që këshilla më e mirë që mund të japë agjensia hapsinore në lidhje me mënyrën e menaxhimit të një asteroidi të madh që i drejtohet Tokës është që “të lutemi”! Bolden tha që lutja është e vetmja gjë që Shtetet e Bashkuara apo çdokush tjetër mund të bëjë për asteroidet dhe meteorët që mund të jenë në një drejtim përplasje me Tokën. Një asteroid që është vlerësuar të ketë qenë me një diametër rreth 17 metra shpërtheu në mbi Chelyabinsk, Rusi, duke gjeneruar valë të cilat thyen xhamat dhe dëmtuan ndërtesat. Me shumë se 1500 njerëz u lënduan.

Më pas gjatë asaj dite, një asteroid i zbuluar një vit më parë kaloi rreth 27.681 kilometra nga Toka, me afër se rrjeti i televizioneve dhe satelitet e motit që rrethojnë planetin. Këto ngjarje “shërbejnë si të dhëna që ne jetojmë në një sistem diellor aktiv me objekte të rrezikshme që kalojne pranë nesh me një shpeshtësi të habitshme” .

“Ne ishim me fat që ngjarjet e muajit të kaluar ishin vetëm rastësi interesante dhe jo katastrofa.” – tha drejtuesi i House of Representatives Science Committee. Lamar Smith. NASA ka gjetur dhe po gjurmon rreth 95% të objektëve më të mëdha që fluturojnë pranë Tokës, ato që janë me diameter 1 kilometer ose më shumë.

“Një asteroid i një madhësie të tillë, 1 kilometër apo më shumë, mundet me shumë thjeshtësi t’i jape fund civilizimit.” – tha këshilluesi shkencor i Shtëpisë së Bardhe J. H. “Nga informacionet që ne kemi nuk e dimë nëse një asteroid do të godasë popullsinë e Shteteve te Bashkuara në një të ardhme të afërt. Por nëse mësojmë që do të vijë në tre javë, atëhere duhet të lutemi.” – tha Bolden.

Përveç se bërja e këtyre përpjekjeve për monitorim dhe ndërtimi i partneriteteve nderkombetare, NASA po mundohet që të zhvillojë teknologji të cilat do të mundin që të ndryshojnë rrugën e një objekti që mund të jetë në një drejtim rruge përplasje me Tokën. “Mundesitë e përplasjes me objekte që ndodhen pranë Tokës dhe që mund të shkaktojnë shkaterrime masive janë shumë të vogla, por pasojat e mundshme të një ngjarje të tilla janë aq të mëdha sa ka shumë rëndësi që ta marrim këtë rrezik me seriozitet.” – tha Holden.

Rreth 66 milion vjet më parë, një objekt me diametër 10 kilometra besohet që është përplasur në atë që në ditët e sotme është Gadishulli Yucaten në Meksikë, dhe mendohet që kjo përplasje ka çuar në zhdukjen e dinosaurëve si edhe pjesë më të madhe të bimëve dhe kafsheve në Tokë. Asteroidi që shpërtheu mbi Rusi është objekti më i madh që ka goditur atmosferën e Tokës që nga ngjarja e Tunguska në vitin 1908 kur një asteroid apo një kometë shpërthyen mbi Siberi, duke rrafshuar me shumë se 80 milion pemë në me shumë se 2.150 km2.