E bujshme/ Buffon merr ofertën për t’u bërë Ministër i Sporteve në Itali

Kapiteni i Juventusit dhe i Kombëtares italiane, Gianluiggi Buffon, përflitet se ka marrë një ofertë për karrierën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Për Bufonin është gati posti i Ministrit të Sporteve në qeverinë italiane. Portieri mendohet se do të lërë përfundimisht futbollin në fund të sezonit, dhe në atë kohë do të jetë 40 vjeç.

Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar për ndonjë rol trajneri, por pritet të jetë në bordin e drejtorëve të Juventusit. Sidoqoftë, Bufon ka edhe një mundësi tjetër në horizont.

Vitorio Sgarbi, kreu i partisë “Rilindja” në Itali është shprehur: “Nëse ne fitojmë zgjedhjet, Buffon do të jetë Ministri i ri për Sportet. Ai është një njeri i balancuar, përfaqëson të gjithë kombëtaren dhe tani që po tërhiqet, mund t’i futet politikës”.

Image