Karroca me kalë përplas për vdekje të moshuarën

Një grua e moshuar në fshatin Miras ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi është përplasur nga një karrocë.

Sipas policisë, 41 vjeçari me inicialet S.S. duke drejtuar karrocën me kalë ka aksidentuar të moshuarën 70-vjeçe me inicialet L.K.

E plagosura u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka ndaluar 41-vjeçarin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.