Kush janë 33 zv/mimistrat e qeverisë “Rama”. Emrat dhe foto

Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën zyrtare të zëvendësministrave. Në total janë 33 të tillë, që sipas deklarimit të kreut të qeverisë, do të kenë një rol më të rëndësishëm nga sa kanë pasur më parë. Ajo që bie në sy është se tre zëvendësministra vijnë nga Kosova.

Konkretisht Valbona Shujaku e Kulturës, Besa Shahini e Arsimit dhe Hajrulla Çeku i Turizmit vijnë nga Kosova. SCAN sjell më poshtë fotot dhe disa të dhëna për karrierën dhe arsimin e zëvendësministrat e rinj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

ImageErjon Luçi,aktualisht zëvendësministër i Financave. Doktor shkencash në ekonomi. Z.Luçi mban gradën Doktor (Phd) nga Universiteti Stadffordshire në Angli, (1999-2002), ku ka mbrojtur dizertacionin me titull “Ndërmjetësi Financiar në vendet në Tranzicion me fokus Shqipërinë”. Në po të njëjtin universitet, ai ka marrë gradën Master në Ekonomiks gjatë periudhës 1997-1999. Z.Luçi ka përfunduar studimet e larta në Ekonomiks, pranë Universitetit të Tiranës, ku është vlerësuar me medaljen “Student i Shkëlqyer”. Ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë (2003-2006) dhe pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Ekonomiksit, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës (1996-2013).

ImageAlbana Shkurtado të ketë në përgjegjësi fushën e ekonomisë.

Eksperiencë disavjeçare në fushën e financave dhe fushën akademike.

Që prej vitit 2010 shërben si drejtuese e një kompanie të rëndësishme do të ketë në përgjegjësi fushën e punësimit.

ImageDajana SornsenËshtë shqiptare e martuar me një qytetar danez. Jeton në Shqipëri.

Ka një karrierë të gjatë në Kombet e Bashkuara dhe është arsimuar në Kanada dhe Uashington.

ImageElton Haxhi, diplomuar në Tiranë për financë dhe kontabilitet.

Anëtar i Këshillit Kombëtar Tatimor.

Themelues dhe drejtues i një shoqërie të njohur auditimi ndërsa më herët ka punuar për kompani ndërkombëtare të fushës së auditimit.

Ministria e Energjisë

ImageEnis Alikonë përgjegjësi sektorët e burimeve natyrore.

Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e naftës dhe gazit.

ImageHantin Bonati, ka shërbyer më herët si Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Mbulon prej një periudhe të gjatë detyrën e sekretarit në Sekretariatin Kombëtar të Ujit.

ImageDorina Çinari, ka studiuar për inxhineri elektronike në Tiranë.

Ka përfunduar studimet master në Tiranë dhe Zvicër.

Sekretare në Sekretariatin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

ImageArtan Shkreli,këshilltar i kryeministrit Rama për territorin dhe trashëgiminë kulturore.

Më herët ka drejtuar institutin e monumenteve të kulturës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Klea Maliqi, do të ketë në përgjegjësi integrimin.

Diplomuar si juriste.

Master në të drejtë ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

ImageArtemisa Dralo, e mban titullin “docent” nga Universiteti i Tiranës. Pedagoge dhe kandidate për deputete në 2017 në Gjirokastër. Vjen nga pakica greke.

ImageEtien Xhafaj, do të mbulojë diplomacinë ekonomike.

Ka përfunduar studimet për diplomaci e ekonomi në Paris.

Ka punuar në kabinetin e ministrit Financave.

Ministria e Drejtësisë

ImageToni Gogu

Drejtues i World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

Më herët ka drejtuar Agjencinë e Sigurimit të Depozitave dhe ka punuar si kancelar në Gjykatën e Tiranës.

ImageTeuta Vodo ka përfunduar studimet për shkenca politike në Bruksel.

Master në politika ndërkombëtare në La Sapienza.

Nga 2014 është hulumtuese për politikat europiane pranë PE.

Ministria e Shëndetësisë

ImageMira Rakacolli,rikonfirmohet si zëvendësministre e Shëndetësisë.

Mban titullin “Akademik”. Punime të ndryshme shkencore në fushën e neurologjisë. Pedagoge e njohur.

ImageBardhylka Kospiririkonfirmohet si zëvendësministre e punëve sociale.

Përfaqësuese e personave me aftësi të kufizuara.

Ka një serë çmimesh e studimesh në fushën e aftësisë së kufizuar.

ImageIliriana Bajraktari

Kryetare  komitetit shëndetësor në dhomën amerikane të tregtisë në Kosovë.

Eksperiencë të gjatë në fushën e shëndetësisë.

Diplomuar në Itali. Konsulente e pavarur shëndetësore në një serë organizatash të ndryshme ndërkombëtare.

ImageArdiana Jaku, ish-kandidate për deputete e PS në Lezhë në 2017.

Më herët ka drejtuar shërbimin social rajonal në Lezhë.

Ministria e Arsimit

Besa Shahini.Vjen nga Kosova.

Analiste pranë GIZ. Master në politika publike.

Ligjëruese në Toronto dhe Barcelonë. Autore e një serë publikimesh.

ImageErvin Demo,profesor i asoociuar në Tiranë.

Studime doktorale në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar

Kostandin Shkurti, ish-basketbollist, “Mjeshtër i Madh”, do të mbulojë fushën e sportit.

Njihet për kontributin e tij në fushën e zhvillimit të sporteve dhe ka një aktivitet të gjatë në këtë drejtim.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit

ImageOrnela Çuçi,doktore shkencash.

Këshilltare e kryeministrit Rama.

Lektore dhe hartuese e projekteve për mjedisin.

ImageHajrulla Çeku, ka lindur në Prizren.

Është një nga 3 zëvendësministrat e qeverisë që vjen nga Kosova.

Arsimuar në Itali dhe Gjermani.

I njohur për aktivitetin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Ministria e Bujqësisë

ImageDhimo Kote.Agronom i njohur, me eksperiencë të gjatë në fushën e bujqësisë.

Ish kryetar i komunës së Xarrës. Pronar i fermës bujqësore më të madhe në vend.

ImageErmira Rusi ka një eksperiencë shumë vjeçare në sektorin bankar.

Që prej 2014 është koordinatore në Departamentin e Jetësimit të Prioriteteve në Kryeministri. Diplomuar në administrim biznes.

ImageRoland Kristo,pedagog i njohur, doktor shkencash i specializuar në fushën e peshkimit.

Ilir Halilaj ka mbaruar studimet në ekonomi në universitetin shtetëror të Nju Jorkut, financë dhe auditit të brendshëm në disa kompani.

Ministria e Kulturës

ImageValbona Shujaku,vjen nga Prishtina.

Drejtore e kulturës në bashkinë e Prishtinës.

Organizatore e një serë eventesh të njohura kulturore kombëtare e ndërkombëtare.

Ministria e Mbrojtjes

ImagePetro Koçi.Rikonfirmohet si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ish deputet dhe politikan i njohur.