Blake Shelton ‘e turpëron’ Gwen Stefanin në skenë

Blake Shelton e ka turpëruar të dashurën e tij, Gwen Stefani.

Në një koncert në Oklahoma gjatë natës së premte, këngëtari i muzikës country ka puthur të dashurën e tij në skenë por e ka bërë atë që të ndihet me turp kur ai ka folur për ditët e para të romancës së tyre.

Disa nga ata që ishin të pranishëm në këtë koncert privat e kapën këtë moment simpatik dhe e shpërndanë videon në rrjete sociale, ku shihet qartë buzëqeshja e këngëtares derisa Shelton e ngacmon atë duke ia kujtuar se si filloi flirti mes tyre.

“Ne kishim filluar të rrimë bashkë dhe të kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin”, ka thënë Shelton derisa audienca po brohoriste vazhdimisht e Stefani kishte mbështetur kokën në krahët e të dashurit, pak e surprizuar me këtë rrëfim të tij.

 

“E dini, kishim filluar të shkëmbenim mesazhe, gjithçka filloi si miq”, ka shtuar Shelton, duke u munduar të kalojë këtë moment lezetshëm, transmeton Klan Kosova.

Performanca është mbajtur për 150 fansa në Tishomingo për të promovouar restorantin e parë të Shelton.

Kjo ngjarje ka shërbyer edhe për të mbledhur para për qëllime bamirësie.