Ish-drejtoresha e tatimeve i rikthehet jetës së natës

Ajo prej kohësh është larguar nga syri i medias, por tashmë i është rikthyer sërish jetës së natës. Ish-drejtoresha e tatimeve në fundjavën që lamë pas, ka qenë së bashku me shoqërinë e saj tek çelja e clubit të Aurela Gaçes. Askush nuk do të vinte re Brisidën, nëse nuk do të ishte vetë Aurela që do ta përshëndeste në mes të performancës së saj. “Je si shpirt, lum kush të njeh”, i është drejtuar këngëtarja ish-zyrtares së lartë. Mes muzikës, alkoolit dhe shoqërisë së mirë, Brisida ka shijuar natën deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që na bie në sy sipas gsh, është se Shehaj ka zgjedhur të kalojë një mbrëmje sport, madje edhe pa make-up. Së bashku me të kanë qenë edhe Turjan Hyska me bashkëshorten Orinda Huta, Mand Peza dhe Marcela Lati, si dhe Kastriot Çaushaj me gruan. Ndonëse sytë e kureshtarëve ishin të shumtë, Shehaj nuk ishte nën shoqërinë e ndonjë mashkulli, por krejt e vetme duke kaluar mbrëmjen mes miqsh.