Çfarë po ndodh? Rusia dërgon dy avionë luftarakë në Serbi

Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy avionë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e 6 avionëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan.

Avionët u mbërritën në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd.

Avionët MiG, ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre pritet të kushtojë rreth 235 milion dollarë.

Katër avionët e tjerë, do të mbërrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit.

Aleksander Vuçiç u shpreh në muajin Mars se Rusia do “t’i dhurojë” Serbisë, gjashtë avionë luftarake MiG-29. Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim, njofton Rel.