FOTO/ Legjenda e futbollit me fanellën e Milanit, nervozohen tifozët e Realit

Një prej lojtarëve më të mirë të futbollit, duket se ka acaruar tifozët e Realit me të cilët ka luajtur disa sezone.

David Beckham ka bërë një fotografi duke mbajtur në duar fanellën e Milanit.

Ish-mesfushori i Kombëtares angleze luajti për ‘Kuq e zinjtë’ gjatë edicionit 2009-2010.

Duket se ai ka kujtime të bukura nga koha kur luajti për skuadrën nga San Siro.

Por fotografia e publikuar ka zgjuar reagime nga tifozët e ish-skuadrës së tij, Real Madrid qe e kanë këshilluar ta ndërrojë fanellën e Milanit me uniformën e ekipit nga Santiago Bernabeu.

Image