Përplasje mes ministres dhe pedagogut: Jeni si polic që numëron protestuesit

Pedagogu Arlind Qorri dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë pasur një debat me tone të forta për ligjin e arsimit të lartë mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Top Show”. Ata kanë diskutuar mbi ligjin e arsimit të lartë dhe mbi akreditimin e universiteteve në vend. Ndarja e thellë mes tyre në debat ka qenë fakti i financimit të universitetit privat nga shteti, pikë ku Qorri e akuzon ministrin Nikolla se po i favorizon privatët.

Pjesë nga debati:

Nikolla: I keni veshur vetes disa historira, më thuaj ku është debati universiteti me ministrinë dhe ku është ministria që po cenon çdo student?

Qorri: Keni pas debat në shtyp me protesta me të gjitha format e keni pasur debat brenda Universitetit të Tiranës, me politikat tuaja jeni duke tentuar mbylljen dhe shkatërrimin e universiteteve publike

Nikolla: Një gënjeshtër

Qorri: I dini mirë çfarë fondesh marrin universitetet publike dhe ato private. Unë s’ta pranoj dhe do vazhdoj debatin.

Nikolla: Një gënjeshtër që nuk iu ka hije se jeni edhe pedagog…

Qorri: Ju jeni policia e shtetit që numëroni protestuesit?