Gazetarja shqiptare la duhanin vetëm për një shkak… e bija

Të gjithë e dimë se duhani nuk të bën mirë. Çështja është se i pëlqente, ndaj s’e kishte lënë dot derisa e bija, Alana, mbushi 4 vjeç. “Sakrifica më e madhe që kam bërë për vajzën është lënia e duhanit.”, tregoi Xhunga në studion e “Kush vjen për drekë”, ku ishte për herë të parë publikisht me bashkëshortin Dritan Hila.

Mënyra si Alana ia kërkoi, e bëri Rudinën të vendoste përfundimisht ta linte duhanin. Ishte duke shprehur dëshirën përpara tortës me qirinj për ditëlindjen e saj të 4-t, por Alana zgjodhi dëshirën më të pazakontë.

“Mua më pëlqen cigarja, edhe pse e di që s’duhet pirë. Kur Alana mbushi 4 vjeç, frymë qirinjtë dhe i kërkuam të shprehte një dëshirë. Deri atëherë kishte dashur një motër dhe një vëlla, por e harroi këtë. Dëshira e saj ishte: “Unë dua që ti të lësh cigaren, se nuk dua të sëmuresh.”

Nga ajo ditë, Rudina Xhunga nuk pi më cigare dhe përveç kësaj, ka zgjedhur një mënyrë për të edukuar të bijën përmes kësaj: “Që atëherë unë e lashë cigaren dhe kam vendosur një qyp balte, ku fus lekët dhe i them: “Këto lekë do t’i kisha harxhuar për cigare.”/Revista Anabel/