Gjermani i PSG-së sfidon Bayernin, Draxler: Do dhurojmë spektakël në sulm

Ylli i skuadrës franceze të Paris Saint Germain, Julian Draxler, ka premtuar spektakël në sulm në ndeshjen ndaj Bayern Munchen që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës për Champions League.

Ne do të dhurojmë spektakël në sulm me PSG-në. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha gjermani Draxler për “Bild”. Kjo është hera e parë që luaj ndaj Bayernit me një skuadër që nuk është aspak inferiore ndaj tyre”, theksoi ylli i PSG-së.