Jamarbër Malltezi: Zgjidhjen për opozitën na i ka dhënë Andi Bejtja

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka replikuar në mbledhjen e djeshme me Lulzim Bashën për mungesën e vizionit të PD-së dhe organizimin e opozitës. Pas kritikave ndaj Bashës, Malltezi ka theksuar se PD-ja duhet të riorganizohen si opozitë me të gjithë partitë e tjera që janë kundërshtare të Qeverisë.

Malltezi ka cituar edhe shkrimin Andi Bejtjas, i cili theksonte nevojën e bashkimit mes PD dhe LSI, për një opozitë të fortë.

“Te gjithe ne ketu duhet te mbajme parasysh se armik nuk kemi njeri-tjetrin por Edi Ramen. Eshte armik jo thjesht i demokrateve, por armik i Shqiperise dhe shqiptareve pasi ka nje aleance me krimin e organizuar, futi drogaxhinjte, vrasesit dhe perdhunuesit ne parlament dhe po perze shqiptaret nga vendi perdite. Eshte nje armik qe ka miliona euro para te pista qe i ka perdorur rregullisht per te korruptuar ambasadore, europarlamentare, e te tjere.

Prandaj dhe une jam pak a shume me idene qe kishte hedhur ne shkrimin e tij sot Andi Bejtja qe propozon nje bashkim te madh opozitar kunder kesaj te keqeje te madhe per vendin. Edhe para disa muajsh ne kete salle ne mbledhje kryesie kam propozuar qe te gjenden emerues te perbashket me sa me shume perfaqsues politike qe jane te ndergjegjshem per te keqen, krimin dhe korrupsionin galopant qe perfaqson Edi Rama. Madje te kemi te gjejme emerues te perbashket dhe me Ben Blushin, qe mund te jete I majte ekstrem, por nuk eshte bandit, drogaxhi. Natyrisht jam per bashkim me vlerat politike dhe jo me qelbesirat pasi ato le te rrine me aleancen e qelbesirave”,- u shpreh dje në mbledhjen e Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.

Shkrimi i Andi Bejtja:

Nevoja e një fronti të gjërë opozitar