Eduard Shalsi: Do rishikohet ligji për plehrat

Partia Socialiste pas tërheqjes nga diskutimi i dekretit të ligjit të mbetjeve në Kuvend ka vendosur që ta rishikojë ligjin.

Në një intervistë për Report Tv, nismëtari i ligjit, Eduard Shalsi shprehet se është koha që ligji për mbetjet të rishikohet edhe njëherë.

Ai thotë se sqarimi për ligjin aktual nuk u kuptua si duhet, prandaj do të realizohet një debat cilësor me aktorët serioz.

Koha të rishikohet ligji i mbetjeve. Nisma aktuale nuk do të shqyrtohet më.  Sot kemi dy rrethana të ndryshme, Parlament e President të ri.

Ka ardhur koha të rishikohet ligji për mbetjet. Sqarimi për ligjin aktual nuk u kuptua si duhet.

Do të realizojmë debat cilësor me aktorët serioz. Qëllimi ynë është që të pastrojmë Shqipërinë” deklaroi ai.

Shalsi: Me mbetjet do merret Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës
Por përpos faktit që ligji do të rishikohet, do të jetë një ministri e re që do të merret me mbetjet.

Me mbetjet do të merret ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës’ tha Shalsi.

Ndërsa intervistën e plotë me Eduard Shalsin do ta ndiqni sonte në orën 20:55 në emisionin ‘REPOlitiX’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga.

PD dhe LSI e kanë kundërshtuar ligjin e mbetjeve duke kërkuar referendum që të vendosin vetë qytetarët.