“Ai nuk është yt shoq”; Nicole Kidman puth në buzë partnerin në film

Ajo nuk i hiqte për asnjë moment duart nga bashkëshorti i saj Keith Urban teksa parakalonin të dy në tapetin e kuq.

Por ishte bashkëshorti ‘fiction’ i Nicole Kidman në filmin ‘Big Little Lies’, Alexander Skarsgård, ai që mori një puthje pasiononte në buzë pasi fitoi çmimin Emmy të dielën mbrëma.

Pasi Aleksandër u kthye nga skena ku mori trofeun e rëndësishëm, aktorja australiane i dha partnerit të saj në film një puthje të gjatë në buzë, ‘e shijuar’ plotësisht edhe nga bashkëshorti i saj Keith që qëndronte pas tyre.