Fondi i Ballkanit Perëndimor, Murra: Së shpejti, mundësi të reja për aplikime në realizim projektesh

Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe ai ndërkombëtar  i Vishegradit kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi lidhur më asistencën që do u jepet përmes fondeve aktorëve të shoqërisë civile dhe organizatave jo qeveritare për projektet që ato do të paraqesin.

Drejtori i Fondit të Ballkanit Perëndimor me qendër në Tiranë, Gjergji Murra gjatë kësaj ceremonie u bëri thirrje shoqërisë civile, organizatave jo qeveritare për mbështetje, duke i siguruar për shanse të reja

Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorët e rajonit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave jo qeveritare. Qëllimi i Fondit të Ballkanit Perëndimor është promovimi i vlerave të përbashkëta dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal mes qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke siguruar një qasje konkrete.

Fondi i Ballkanit Perëndimor është krijuar rreth 2 vite më parë  dhe u konkretizua vetëm në forumin strategjik te Bledit në Slloveni në fillim të shtatorit.