Uragani Irma shkatërron shtëpinë e aktorit William Levy

0

Uragani “Irma” që preku Floridën shkatërroi çdo gjë që i doli përpara. Stuhia e fuqishme solli pasoja dhe për yllin e telenovelave meksikane, William Levy. Pemët janë rrëzuar nga erërat e forta dhe kanë bollkuar hyrjen e shtëpisë së tij. Por për fat të mirë 37-vjeçari dhe familja e tij janë mirë. Aktori ka postuar video të pasojave të Uraganit Iram në oborrin e shtëpisë  dhe shkruan: “Hyrja e shtëpisë ëshët bllokuar plotësisht nga pemët e shkatërrura. Por ne jemi të gjithë mirë falë Zotit. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë e të sigurtë”.