Shqipëria promovon turizmin në panairin “Kënaqësitë e Dimrit” në Bruksel

0

Agjencia Kombëtare e Turizmit realizoi një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë se Brukselit, Philippe Close , i cili u tregua mjaft i interesuar pasi u diskutua mbi mundësitë e investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Kjo nisur dhe nga fakti që Qeveria Shqiptare e ka vendosur prej kohësh në fokus të saj si një prej sektorëve kryesorë i cili gjeneron të ardhurat gjithmonë e më të mëdha për vendin tonë.

Përveç kësaj në ketë takim u diskutua dhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin ” Kenaqësitë e Dimrit” (Plaisirs d’hiver / Winterpret / Winter Wonders) i cili do të zhvillohet gjatë periudhës nëntor-dhjetor në Bruksel , ku përveç promovimit të Turizmit Shqiptar në tërësi , një rëndësi të veçantë do ti jepet promovimit të kryeqytetit të Shqiptarëve, Tiranës.

Panairi përben një rast tejet të rendësishëm për të promovuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme në kryeqëndrën e Bashkimit Europian , duke e bere atë të njohur si një vend me tradita të pasura kulturore , histori të lashtë , natyrë të mrekullueshme si dhe një nga vendet me potencial të lartë zhvillimi te gjithanshëm, turistik, ekonomik, kulturor e social​.