Mahnit bosi i kompanisë “Alibaba”, sjell Michel Jackson në skenë

0

Themeluesi i kompanisë gjigande “Alibaba” në Kinë ka festuar përvjetorin e 18-të të themelimit javën e kaluar në Hangzhou, ku edhe ndodhet selia kompanisë. Në qendër të vëmendjes ishte themeluesi dhe kryetari ekzekutiv Jack Ma, i cili e shndërroi festën e 8 shtatorit në një kërcim të frymëzuar nga Michael Jackson.53-vjeçari hyri në skenë me veshje të stilit ushtarak mbante maskë prej ari e argjendi duke mahnitur të gjithë të ftuarit. Në skenë u bashkuan me veshje të njëjta punonjësit e Alibaba, të cilët imitonin lëvizjet e Mbretit të pop-it.