Këshilla si të përmirësoni tretjen në mënyrë natyrale

Stomach ache

Tretja jo e mirë shkakton shpesh fryrje të barkut, shtim në peshë, por në se është kronike ajo shkakton edhe sëmundje të ndryshme. Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla të dobishme dhe praktike se si të përmirësoni tretjen tuaj përmes metodave natyrale.

Konsumoni ushqime natyrale dhe organike

E para gjë që duhet të bëni për të pasur një tretje të mirë, është të konsumoni ushqime natyrale, jo të paketuara apo të konservuara. Dhe nëse ushqimet që konsumoni janë organike, atëherë sigurisht që sistemi juaj tretës do t’ua dijë shumë për nder.

Konsumoni ushqime pa gluten

Gluteni është shpesh shkaktar i ngadalësimit të procesit të tretjes dhe i krijimit të ndjesisë së fryrjes. Mundohuni të shmangni glutenin nga menyja juaj për të testuar nëse mund të jetë ai shkaktari kryesor i problemeve tuaja me tretjen.

Konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje

Dehidratimi është shkaktar për një tretje të keqe, prandaj duhet të konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta gjatë ditës, duke përmirësuar kështu jo vetëm sistemin tuaj dixhestiv, por edhe imunitetin tuaj.

Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin

Nëse ju hani shpejt dhe nuk e përtypni siç duhet ushqimin, atëherë puna e sistemit tuaj të tretjes vështirësohet pasi duhet të kryejë edhe copëtimin e mirë të ushqimit, që mund ta bënin dhëmbët tuaj. Prandaj këshillohet të hani ngadalë e të përtypni sa më mirë duke ndihmuar kështu organizmin tuaj për një tretje më të mirë.

Konsumoni supa të lehta

Supa e gatuar me perime të freskëta në shtëpi është shumë e mirë për sistemin tuaj tretës. Mos e teproni me kripën, yndyrën dhe salcat dhe përgatisni supa sa më të lehta. Rekomandohet që një supë të tillë mund ta konsumoni çdo ditë.

Kontrolloni stresin dhe gjumin

Stresi shpesh është shkaktar i çrregullimeve të sistemit të tretjes. Mundohuni që ta vazhdoni të hani sa më shëndetshëm edhe në periudhat e stresuara dhe të bëni një gjumë sa më të mirë, e të flini të paktën 7 orë në ditë.

Konsumoni uthull organike molle

Uthulla e mollës ndikon për një tretje sa më të mirë. Konsumojeni atë në sallatat tuaja ose shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni. Por sigurohuni që uthulla e mollës të jetë organike dhe natyrale.