Ish-banori i “Big Brother Albania” që pretendon famën, por nuk di të shkruajë shqip

0

Me siguri të gjithë e mbani mend Olsi Klosin, ish-banorin e këtij edicioni të “Big Brother Albania”. E më shumë sesa për lojën që (s)bëri brenda shtëpisë, mbahet mend për lidhjen me të dashurën e tij, Fiorentina. Kjo e fundit, tek publiku vazhdon të lakohet si femra xheloze që s’e linte të dashurin e saj të shkonte as “në tualet pa leje”. Megjithatë nuk është Fiorentina kryefjala e këtij shkrimi, por vetë ai… Olsi, i cili pretendon famën dhe protagonizmin në forma të ndryshme, por që në realitet nuk di as të shkruajë pastër shqip.

Patjetër që ky detaj ka rënë në sy të të gjithë atyre që respektojnë gjuhën shqipe, kjo edhe për faktin se personazhe si Olsi, dashje pa dashje përçojnë edhe mesazhe publike. Në këtë rast të gabuar, për arsye se “i bie me top” në gjithçka poston në rrjetet sociale, pra nuk respekton drejtshkrimin shqip.

Kështu… përpara sesa ta dojë kaq shumë protagonizmin, fillimisht Olsi Klosit do t’i sugjeronim të mësonte më shumë jo vetëm mbi ndjenjën e vetëpërmbajtjes së VIP-llëkut, por edhe atë të përdorimit siç duhet të stilolapsit, domethënë tastierës së telefonit.

Nga e para buron respekti për mendimin e pjekur, por jo më pak edhe tek e dyta; të shkruarit shqip-shqip, i cili është kusht i domosdoshëm për ata që kanë mbaruar arsimin 8-vjeçar.

Në fund fare… merre me sportivitet këtë kritikë Olsi. Asgjë personale, thjesht zbrit me këmbë në tokë dhe duaje fort gjuhën e nënës, nëse dëshiron që edhe publiku të të dojë ty (ose, nëse do që minimalisht të të respektojë).