E FUNDIT/ Në Kosovë zbulohet 135 kg marihuanë e ardhur nga Shqipëria

0

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se ka shkatërruar një grup kriminal që transportonte drogë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan albeu.com.

Mësohet se drejtoria e trafikimit me narkotik-Ferizaj në bazë të operacionit të koduar “Qitësi” ka konfiskuar 135 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe ka arrestuar disa persona. Ky operacion është zhvilluar në datat 11e12 shtator.

Sipas policisë droga do të transportohej në BE nëpërmjet dyerëve që tashmë janë sekuestruar. Gjithashtu policia e Kosovës ka bërë të ditur se droga është futur në Kosovë nga Shqipëria.