Ksamil, vidhen miliona lekë dhe euro në shtëpinë e një personi

Një sasi e konsiderueshme parash është vjedhur në një banesë në Ksamil, gjatë mbrëmjes së të hënës.

Më konkretisht rreth orës 22:35 të mbrëmjes së djeshme, në Ksamil shtetasi Sh.M., ka telefonuar policinë duke thënë se i është vjedhur banesa.

Efektivët e kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Sh.M., janë vjedhur një sasi vlerash monetare prej 3.5 milionë lekë të reja, 3000 euro si dhe disa bizhuteri të ndryshme.

I zoti i shtëpisë ka thënë se në kohën kur ka ndodhur vjedhja, nuk kishte njeri në banesë.

Lidhur me këtë rast, grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.