Vrasja e Fildes Hafizit, Manjani: E kam pasur studente, ishte ekselente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në studion e lajmeve të Ora News se gjyqtaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, Fildes Hafizi e ka pasur studente, duke theksuar se ajo ishte ekselente.

Ai tha se ajo ishte e para studente nga universitetet private që fitoi edhe shkollën e Magjistraturës.

Manjani: E kam shprehur ndjesinë time ditën që ndodhi ajo ngjarje e rëndë, është një ngjarje makabër. Është një betejë e përhershme me shoqërinë shqiptare ndërmjet atyre elementëve të barbarisë me qytetarinë. Unë e kam njohur personalisht, e kam pasur studene dhe ka qenë ekselente, një nga ato studente që linte mbresa. Është e para në mos gaboj dhe e fundit student e universiteteve privat, fakultete të universiteteve private që fitoi edhe shkollën e Magjistraturës. Është një ngjarje shumë e veçante në këtë rast dhe kjo e ka bërë impresionante figurn e saj në komunitetin e juristëve. Dhe unë kaq mund të them për ndjesitë profesionale.