Maqedoni-Shqipëri, UEFA vendos gjytarin milioner

Të martën Shqipëria do të ketë një përballje shumë të vështirë përballë Maqedonisë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Jonas Erikson do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje që pritet të jetë një duel i zjarrtë, kujtojmë që me pretekstin për të garantuar siguri federate maqedonase e zhvendosi në Strumicë, në një stadium të vogël për të kufizuar pjesëmarrjen e shqiptarëve.

Ai është listuar si gjyqtarë profesionist që në vitin 1994, ndërsa në 2002-in ka përfituar stemën e gjyqtarit ndërkombëtar nga FIFA.

Ka qenë pjesëmarrës në Europianin e vitit 2012-të, Botërorin e vitit 2014-të dhe Europianin e 2016-ës.

Erikson ka gjykuar finalen e superkupës së Europës mes Chelseat dhe Bayern Munchen në vitin 2013-të.

Ai është një ndër gjyqtarët më të pasur në FIFA falë suksesit të tij në biznes. Pasuria e tij llogaritet në vlerën e 13 milionë eurove.