Puthje, prekje… dhe më shumë me të dashurin, Anxhela Martini i publikon një VIDEO hot

Nuk e ka ekspozuar më tepër seç duhet lidhjen e saj në rrjete sociale, por duket se tashmë modelja me origjinë shqiptare, Anxhela Martini, nuk ka më çfarë të fshehë.

Përmes një video super hot të hedhur në Instagram ajo ka publikuar shumë çaste intime nga pushimet e saj me të dashurin. Puthje pasionante, prekje mes tyre dhe shumë më tepër Anxhela i ka treguar në këtë video.