Plaçkitet një gjakovar në Ksamil, i vjedhin 150 euro dhe 150 franga

Një shtetas nga Kosova ka rënë pre e hajdutëve në Ksamil, ku ishte për pushime.

“Sipas burimeve policore, pasi ai është kthyer nga plazhi rreth orës 21:30, për të shkuar në hotelin ku qëndronte në automjetin e tij ka konstatuar se në portofol i mungonin një sasi parash. Sipas dëshmisë së shtetasit Gj.S., 30 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, grabitësit i kanë marrë nga portofoli 150 euro dhe 150 franga zvicerane”, raporton “noa.al”.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes, përcjell albinfo.ch.

Më parë ka pasur edhe raportime të tilla, ku pushuesit nga Kosova deklarojnë se janë plaçkitur.