Makina përplas motorin në Sarandë, 2 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Ksamilit. Një automjet dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti  raportohet të jenë plagosur dy persona, mes të cilëve, rëndë është drejtuesi i motorit.

Ende nuk bëhen të ditur emrat e të plagosurve të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.