Bilanci – Për 8 muaj u sekuestruan 62 ton drogë, Shkodra qarku më me rrisk

Gjatë 8 mujorit 2017 janë kapur dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit 62.2 ton Kanabis/Marijuanë, ose 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.

Për një periudhë 8 mujore policia e shteti ka sekuestruar 62 ton Kanabis/Marijuanë. Në takimin e Task Forcë, Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Drejtues Josif Shtëmbari bëri një bilanc të punës së policisë nga 1 janari në fund të gushtit 2017.

Janë goditur 55 grupe kriminale,si dhe janë zhvilluar 25 operacione në bashkëpunim ndërkombëtar, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Githashtu janë identifikuar qarqet me risk më të lartë për kultivimin e lëndëve narkotike

Bilanci nga 1 janari – 28 gusht 2017

-Janë konstatuar 415 parcela, me 57.019 bimë narkotike të asgjësuara/sekuestruara. Në të njëjtën periudhë të vitit 2016 janë evidentuar 986 raste me 1.478.388 bimë narkotike.

-Sipërfaqja e parcelave të kultivuara me bimë narkotike gjatë kësaj periudhe është në total 32.000 metra katrorë, mesatarisht sipërfaqja e një parcele të kultivuar me bimë gjatë kësaj periudhe është 80 metra katrorë.

-Konstatohet se individë apo grupe kriminale po shfrytëzojnë për kultivim të kanabisit sipërfaqe të vogla dhe në toka publike në zona të thella malore larg qendrave të banuara.

-Nga analiza e situatës për këtë periudhë rezulton se, qarqet me risk më të lartë, të cilat përbëjnë edhe përqindjen më të madhe të numrit të bimëve narkotike të identifikuara janë;

  • Shkodra me 22%
  • Durrësi me 19 %
  • Vlora me 14 %
  • Lezha 10 %
  • Fieri me 7 %,

-Gjatë 8 -mujorit, kanë funksionuar 13.437 grupe kontrolli, me 48.293 punonjës policie, të cilët kanë ushtruar në terren 118.535 kontrolle dhe rikontrolle të ambienteve të ndryshme dhe zonave në të gjithë territorin e vendit, ose mesatarisht 500 kontrolle në çdo ditë.

-Janë marrë dhe verifikuar 2748 informacione policore, janë organizuar 289 operacione policore, janë kryer 27 fluturime me Helikopter në territoret e të gjithë Drejtorive Vendore të Policisë, me gjithsej 67.4 orë fluturimi, ku janë konstatuar 19 parcela me 2149 bimë narkotike, në zonat e thella malore, në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Krujë, Tropojë, Berat dhe Korçë.

-Një kontribut në identifikimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike ka dhënë edhe Guardia di Finanza Italiane, ku për periudhën 15 Maj 2017 deri më 27 Gusht 2017, ka kryer gjithsej 21 fluturime dhe  përpiluar 18 Raporte Monitorimi. Janë evidentuar në total 82 parcela, nga të cilat 52 prej tyre kanë rezultuar me 4142 bimë narkotike, që përbëjnë 7.26 % të totalit të të gjithë bimëve narkotike të identifikuara dhe asgjësuara gjatë kësaj periudhe, ndërsa në 30 parcela nuk janë konstatuar bimë narkotike, por kultura të tjera bujqësore.

-Gjatë 8 mujorit 2017 janë kapur dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit 62.2 ton Kanabis/Marijuanë, ose 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016.

-Janë evidentuar 1029 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së Kanabis/ Marijuanës dhe nënprodukteve të tij nga të cilat 124 vepra penale janë “Trafikim i narkotikëve”.

-Janë proceduar 1387 autorë nga të cilët 761, janë arrestuar/ndaluar.

-Janë goditur 55 grupe kriminale, me 283 autorë, nga të cilët 204, të arrestuar/ndaluar

-Aktualisht janë në ndjekje 145 hetime proaktive për “Trafikim dhe prodhim të shitjes së Marijuanës ”.

-Janë kryer 93 operacione me teknika speciale të hetimit për veprat penale të parashikuar për “Trafikim, prodhim e shitje të Marijaunës”, ose 45 operacione më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar (48 operacione).

-Janë zhvilluar 25 operacione në bashkëpunim ndërkombëtar, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.