Është Milani? Keita Balde i befason të gjithë me klubin e ri

Kur të gjithë po përflisnin një transfertë drejt Milanit, në Itali ndodh befasia e madhe pasi Keita Balde zyrtarisht ka refuzuar “San Siro-n” për tu bashkuar me Monacon.

Lajmin e kanë konfirmuar “Sky Sports”, të cilat raportojnë se Keita ka arritur marrëveshje me kampionin e Francës/

Monaco do të derdhë në arkat e Lazios plot 30 milionë sterlina për të marrë shërbimet e Keita Baldes që ishte objektivi kryesor i Milanit.

Transferimi i Keitas në Monaco, e shtyn më shumë largimin e Mbappes drejt Paris Saint Germainit.

Kujtojmë që drejtues të rrinj të kuqezinjve u treguan të gatshëm për të shpenzuar 50 milionë euro për senegalezin që preferoi kampionët e Francës.

Orët në vijim pritet zyrtarizimi nga dy klubet respektive.

/ SYRI.net /

Image