Yjet botërore që lanë gjurmë në Kosovë… (FOTO)

Kosova është një prej vendeve që, ndonëse i vogël, ka arritur që emri t’i dëgjohet larg. Artistë të shumtë botërorë e kanë vizituar atë në kohë të ndryshme edhe atëherë kur Kosova njihej më pak kur e krahasojmë me sot, pasi tashmë emri i këtij vendi të vogël është bërë shumë më i përditshëm në botë kjo falë artistëve tanë që po na përfaqësojnë denjësisht dhe emrin e vendit të tyre po e përmendin në skena të mëdha e televizione të njohura botërore.

E njohura botërore që e vizitoi Kosovën e sapodalë nga lufta e vitit 1999, ishte edhe aktorja e famshme Angelina Jolie. Ajo njihet për humanizmin e saj nëpër botë, por asnjëherë askujt nuk do t’i kishte shkuar mendja që Jolie mund ta vizitonte edhe Kosovën.

Nickole Kidman, është një tjetër aktore shumë e njohur, e cila Kosovën e vizitoi gjithashtu pas mbarimit të luftës së vitit 1999. Ardhja e saj në Kosovë bëri bujë të madhe asokohe dhe fotografitë e saj gjatë kësaj vizite qarkullojnë edhe sot nëpër media.

Kosovën e kanë vizituar edhe yjet e muzikës, si James Blunt dhe Mariah Carrey. Blunt ishte pjesë e forcave ushtarake në Kosovë – KFOR-it, ndërsa Mariah ka performuar vetëm për forcat ushtarake të stacionuara në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Kthehemi të yjet e muzikës të cilët erdhën në Kosovë për të mahnitur publikun kosovar me performancat e tyre madhështore. Reperi 50 Cent, ishte artisti i parë botërorë që mbërtheu një prej skenave kosovare, duke e bërë publikun të fascinohet me performancën e tij që deri në atë kohë kishin pasur rast ta shohin vetëm në televizion.

Snoop Dogg, ishte reperi i radhës që performoi në stadiumin e Prishtinës duke mbledhur në këtë vend një numër tejet të madh të shikuesve. Pas 50 Centit dhe Snoop Lionit, në Prishtinë shkoi edhe reperi “The Game”, i cili gjithashtu mbajti një ndër performancat më të bukura që kishin ndodhur në kryeqytet.

Prishtinën e vizitoi edhe reperi tjetër xZibit dhe DMX, të cilët mbahen mend për atmosferën e mrekullueshme që kanë krijuar në kryeqytetin e Kosovës. Nga fusha e sportit, ishte vizita e futbollistit brazilian me famë botërore, Ronaldo i vjetër i cili në Kosovë ka fansa të panumërt

Edhe pse me prejardhje shqiptare, në këtë listë padyshim që mund të hyjnë edhe artistet Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat karrierën e tyre e zhvillojnë në botë dhe tashmë janë tejet të njohura atje./Kultplus/