Zëvendësministri zbulon arsyet e vizitës së senatorëve amerikanë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar sot vizitën e senatorëve amerikanë në Tiranë gjatë javës që lamë pas.

Në një koment në Facebook ai thotë se lufta kundër terrorizmit ka qenë një nga temat kryesore në bisedimet mes përfaqësuesve Shqipërisë dhe aleatit strategjik të vendit tonë, SHBA.

Postimi i plotë i Petro Koçit në Facebook:

“Kam lexuar shume hamendesime lidhur me viziten e ketyre diteve te kater senatoreve nga SHBA.

Shqiperia nuk mund te perjashtohej kurresesi nga turi i kasaj vizite ne rajonin tone.

Shqiperia eshte nga partneret me te besueshem te SHBA.

SHBA eshte partneri kryesor gjeostrategjik i Republike se Shqiperise.

Fokusi i takimeve te ketij delegacioni te kryesuar nga senatori Blunt ishte siguria rajonale, lufta ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit te dhunshem, bashkepunimi dypalesh, angazhimet tona ne misionet e NATO s.

Sigurisht qe teme e shkembimit te pikepamjeve ishte dhe ndikimi destabilizues i Rusise ne rajon.

Pjesemarrja e Shqiperise ne misionet nderkombetare per siguri dhe paqe i tejkalojne permasat e nje vendi te vogel.

Shqiperia i eshte mirenjohese SHBA per anetaresimin tone ne NATO sepse ky vend i madh mbeshteti politikisht, profesionalisht dhe financiarisht reformat e shdrrimit te FA drejt standarteve te NATOs dhe SHBA ishin avokati yne kryesor i anetaresimt ne NATO.

Shqiptaret i jane perjetesisht mirenjohes SHBA per rolin qe luajten ne clirimin dhe pavaresimin e Kosoves tone.

Bashkepunimi me SHBA ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes do te vazhdoje te thellohet.

Vizita e senatoreve ishte nje investim i metejshem ne nxitjen e ketij bashkepunimi. Kenaqesi per ne qe ishim pjese e takimeve me zyrtaret e larte amerikane”.

Një delegacion me me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

 Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi.