Me 27 gusht Edi Rama mbledh Asamblenë e PS. Emrat e ministrave u caktuan

Pikërisht të dielën e javës së fundit të gushtit, me 27 gusht, PS do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme në orën 10:00 në ambientet e 15- kateshit.

Burime te besuara tregojnë se Edi Rama e ka hartuar strukturën e qeverisë së re dhe emrat e ministrave. Zv/kryeministër do të vazhdojë mbajë Niko Peleshin.

Si kryetar Kuvendi nuk lëviz nga premti i tij, zoti Rama, dhe do të zgjedhë Gramoz Ruçin.

Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste.

Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi,  Niko Peleshi,  Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të ketë vendime të rëndësishme lidhur me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë, raporton newsbomb.al. Pjesë e kësaj asambleje do të jenë edhe deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit. Deputetët e rinj të kësaj legjislature e kanë marrë tashmë ftesën për të qenë në orën 10:00 te “Hotel Tirana” aty ku do të vendoset fati i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Mësohet se inspektoriatet do ti përmbysë kryekëput dhe do ti menaxhojë në një mënyrë më efikase. Po kështu ministrisë së Financave do ti bashkangjisë ministrinë e Ekonomisë. Ministër do jetë prapë Arben Ahmetaj, te i cili ka shumë besim dhe garanci.

Ministria e kulturës shkrihet duke kaluar në varësinë e ministrisë së arësimit e ku emri i ministres mësohet se do jetë jo i Elisa Spiropalit, por i Mimi Kodhelit.

Ministrinë e Integrimit nuk do ta bashkëngjisë me ministrinë e jashtme, siç edhe u fol, pasi do të emërojë një nga emrat e besuar dhe me integritet si Milena Harito.

Ja emrat për ministra:

Ministër i Mbrojtjes :                           Saimir Tahiri

Ministër i Punëve të Brendshme:       Fatmir Xhafa

Ministër i Punëve të Jashtme:            Ditmir Bushati

Ministre e Integrimit:                          Milena Harito

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Arben Ahmetaj

Ministër i Transportëve:                       Taulant Balla

Ministër i Energjitikës:                         Damian Gjiknuri

Ministre e Arsimit dhe Kulturës:         Mimi Kodheli

Ministre e Shendetsisë:                        Ogerta Manasterliu

Ministër i Mjedisit dhe Turizmit:         Blendi Klosi

Ministër i Drejtësisë:                              Vasilika Hysi

Ministër i Bujqësisë:                                 Erion Braçe

Ministre e Mirëqënies Sociale:               Olta Xhaçka

Ministre Shteti:                                         Elisa Spiropali