Fansat kritikojnë si rrallë herë Beyonce: Je nënë e pakujdesshme

Çdo nënë e re shpesh ka nevojë të të dalë jashtë dhe të argëtohet. E ndërsa për të gjithë ne është paska e vështirë pasi nuk kemi ku të lëmë fëmijën, për Beyoncen nuk është ashtu pasi ka një “ushtri” me dado.

35- vjeçarja postoi një foto teksa ishte duke darkuar me bashkëshortin e saj Jay Z, ajo postoi një foto duke pirë verë. Kaq ka mjaftuar që të vihet në qendër të kritikave nga ndjekësit e saj të cilët e kanë akuzuar si një nënë të pakujdesshme.

“Shpresoj të mos të jetë duke ushqyer binjakët me gji”

“Shikoni, Beyonce duke pirë alkool vetëm një muaj pas lindje”, ishin komentet më të shumta që mund t’i shquaje në foto.

E megjithatë, lidhur me këtë akuzë që i bënë këngëtares,  grupi më i famshëm i fansave, “Beyhive “ i dolën në mbrojtje mbretëreshës së tyre. Pas komenteve të shumta negative, si asnjëherë më parë ato u shprehën se një gotë alkool për një grua që ushqen fëmijën e gji nuk është asgjë.

Sipas tyre ajo shndërrohet në një sasi e papërfillshme pas dy orësh.

“Është çmenduri të shash një grua vetëm se pi një gotë alkool edhe pse ushqen fëmijët me gji. Një sasi e tillë alkooli është e papërfillshme në qumshtin e gjirit pas dy orësh. Një gotë verë nuk është krim lol. Qetësoni”, shkruajtën fansat duke i dalë në mbrojtje divës.