Ekspertiza e policisë: Aqif Rakipi del i pafajshëm, fajin e pati viktima

Top Channel ka zbuluar ekspertizën e policisë, sipas të cilës, Aqif Rakipi vërtet ishte tej normave të shpejtësisë, vërtet është larguar nga vendi i ngjarjes, por është i pafajshëm për përplasjen me pasojë vdekjen e tregtarit.

“Nga të dhënat e para hetimore si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okularë, rezulton se viktima sapo kishte zbritur nga një furgon bashkë me dy persona të tjerë.
Në tentativë për të shkuar në anën tjetër të rrugës, ai kaloi para furgonit që kishte ndaluar, kur u përplas nga benzi që drejtohej nga Rakipi.
Burime pranë grupit hetimor janë shprehur për Top Channel se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të atë segment rrugor.
Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor viktimën në aksidentin ku u përfshi më herët gjatë ditës deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi”
 raporton Top Channel.