Deputeti Aqif Rakipi lë qelinë

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise, ku eshte diskutuar ne lidhje me ceshtjen pajisjes se pergjimit, qe dyshohet se eshte ne rruge te kundra ligjshme ne duart e Policise se Shtetit. /r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi, during a session of National Security Parliamentary Committee.

Deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi është lënë i lirë 12 orë pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 54 vjeçari. Prokuroria vendosi ta hetojë në gjendje të lirë deputetin, që pasi u largua nga vendi i ngjarjes u dorëzua vetë në polici.

Emri i personit që mbeti i vdekur mëngjesin e sotëm, në aksidentin automobilistik është Seit Sorra.

54-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit. Viktima mësohet se ka qenë një tregtar i zonës.

Del emri i viktimës që u aksidentua nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi.

Eshte identifikuar shetasi qe sot mbeti viktime si pasoje e perplasjes fatale me kmakinene e deputetit Aqif Rakipi. Raportohet se viktima eshte Seit Sorra 54-vjeç, i cili i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

54-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim, por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit pikerisht ne Kamez prane tregut ushqimor.