Qytetarët shpërthejnë te postimi i Ramës: Po kënaqemi, pa ujë, drita dhe me zjarre

Postimi i radhës i kryeministrit Rama, me një tjetër artikull për Shqipërinë si destinacion turistik i vitit në Europë, ka mjaftuar që komentuesit të shpërthejnë në reagime. “Ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të radhës për Shqipërinë, si destinacioni turistik i vitit në Europë”,-shkruan Rama.

Por komentuesit nuk mendojnë njësoj. Ata numërojnë problemet pa fund që ka vendi, mungesa e ujit, dritave, kushteve, punës dhe sigurisë. “Po edhe në pushime të këndshme po bëjmë në shqipëri, vec pa drita e pa ujë në këto temperatura vdiqëm”,-shkruan nje komentues.