Situatë alarmante nga zjarri në Dërstilë të Elbasanit, Emergjenca Civile: Të nisë evakuimi i banorëve

Një situatë alarmante është krijuar nga zjarret në Dërstilë të Elbasanit, në orët e mesditës, pasi flakët i janë afruar shumë banesave.

Emergjenca Civile ka bërë thirrje që të nisë menjëherë evakuimi i banorëve.

Sot, Ministria e Brendshme njoftoi se zjarri që kishte shpërthyer në fshatin Gjinar kishte djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, por po vazhdonte të zgjerohej. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë, por për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit nuk kanë mundur ta izolojnë. Në ndihmë të punonjësve vendorë kanë shkuar dhe forcat ushtarake.