Pirlo është bërë baba i binjakëve

Andrea Pirlo është bërë baba i binjakëve. Njoftimin e ka bërë partnerja e tij, Valentina Baldini.

Futbollisti italian i ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Deborah Roversi, ndërsa binjakët janë fëmijët e parë nga lidhja e tij e tanishme.

Binjakët thuhet të kenë lindur para një muaji, mirëpo çifti nuk e ka bërë publik deri më tani lajmin e gëzuar.

“Binjakët quhen Leonardo dhe Tommaso. Nesër do të mbushin një muaj dhe asnjëherë nuk jam ndier kaq e lumtur.

Pirlo kishte nisur një aferë me Valentinan, të cilën e kishte njohur në një klub golfi, gjatë kohës sa ishte i martuar me ish-gruan e tij.

Kjo lidhje edhe shkaktoi ndarjen nga Deborah Roversi në vitin 2014, pas 13 vitesh martesë.