Aksidenti me makinë, Gjiko: Po të isha unë shoferi do vdisnim

Reperi Gjiko përjetoi një moment të vështirë pasi u përfshi në një aksident me makinë në tunelin e Kalimashit. Ngjarja ndodhi të hënën. Përkundër makinës, e cila u shkatërrua komplet, gjendja shëndetësore e reperit por edhe e të gjithë atyre që ishin brenda, është shumë e mirë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Megjithatë, një ditë pas aksidentit, Gjiko ka përshëndetur fansat me një video në Instagram, duke i falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan dhe i adresuan mesazhe në rrjetet e tij sociale.

Ai sqaron se nuk ka qenë në timonin e veturës, duke treguar përmes shakave se po të ishte ai në timon, do të “vdisnim”. Por, sigurisht që gjithçka është thënë me shaka, ndërsa Gjiko duket i lumtur që ka shpëtuar mirë dhe pa asnjë lëndim nga ky aksident.