Ndjekje e çmendur në Parma, policët përplasen me makinën e “skifterëve” shqiptarë, arrestohet njëri (Emri)

Policia e Parmës është përfshirë në një ndjekje të çmendur gjatë natës, ndërsa shënjestër kishte një automjet ku udhëtonin tre shqiptarë, të njohur si grabitës serialë në zonën e Correggios.

Madje për të çuar në fund detyrën e tyre policëve iu është dashur të përplasin makinën e tyre me një BMW të vjedhur nga shqiptarët qershorin e kaluar, siç raporton “Gazetta di Parma”.

Nga përplasja mësohet të jenë lënduar edhe dy prej efektivëve të policisë.

Por me sa duket edhe kjo metodë nuk ka rezultuar efektive, pasi siç raportohet, dy prej “skifterëve” ia kanë mbathur me vrap nëpër fshatin përbri rrugës.

Policia e Parmës ka arritur të arrestojë vetëm një prej hajdutëve, 32-vjeçarin Bardhok Lleshaj.
Megjithatë thuhet se blutë e Parmës i kanë identifikuar tashëm dy skifterët që shpëtuan gjatë natës dhe kapja e tyre është thjesht çështje kohe./BW