Brazil, nuk do të shkëputet nga nëna, ëmbëlsia e të sapolindurës bën për vete web-in

Një përqafim i zgjatur dhe shumë impresionues i një të sapolindure, e cila nuk do të shkëputet nga nëna e saj. Këto janë momentet e para në jetë të Agata Ribeiro Coeplho, e cila ka lindur me operacion, dhe është xhiruar në spitalin e Santa Monica, në Brazil, vetëm pak minuta pasi kishte ardhur në jetë.

‘Ishte një moment i papërshkueshëm kur vajza ime më ka përqafuar për herë të parë’, ka thënë nëna e saj Brenda Coelho De Souz, 24 vjec, duke folur për kontaktin e parë me të voglën Agata, e cila nuk do të shkëputet prej saj.