Zjarri dramatik në Metoh të Mallakastrës

Një zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Metoh të Mallakastrës.

Pamjet e dërguara në redaksinë e Ora News tregojnë zjarrin dramatik që shkatërron pyllin me pisha dhe pemë të tjera.

Zjarri ka shkrumbuar qindra hektarë pyje në të gjithë vendin. Situata më problematike është në pyjet e fshatit Dukat të Vlorës, ku ka të paktën tri vatra aktive zjarri.