Refuzohen kandidatët për gjyqtarë, Manjani: Në Strasbourg jo me “kunetërit” e Ramës

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas refuzimit që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ju ku ka bërë kandidatëve nga Shqipëria.

Në një postim në Twitter, Manjani thekson se refuzimi ka ardhur pasi Kryeministria vazhdon ende të dërgojë për konkurim “kunetërit” dhe sipas tij, kjo praktikë nuk njeh kufinj. Ish-Ministri refuzimin dhe praktikën, i ka cilësuar si një turp për Shqipërinë.

“Refuzohen prap kandidatët për gjyqtarë nga Strasbourg! Kryeministria vijon të mos kuptojë që nuk konkurohet me “kunetër”. Turpi ska kufinj:, shkruan ish-Ministri Manjani.