Një nuse si Xhensila, prezanton vjehrrën dhe kunatën (FOTO)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku do i japin fund beqarisë këtë shtator.  Çifti simpatik nuk e kanë bërë publike datën e dasmës, por thuhet se në fillim të shtatorit, ata do të kurorëzojë në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Por përpara dasmës, sigurisht që ata kanë angazhime të mëdha jo vetëm për sa i përket organizimit të ceremonisë, por edhe në karrierat e tyre respektive.

Gjithsesi në këto ditë para dasme, po i qëndrojnë pranë Xhensilës për ta ndihmuar edhe vjehrra me kunatën e saj, Anën. Xhensila ka postuar një foto të tyrën në Instastory, ku shkruan “Mamushja dhe Anushja”.