Zgjidhja për të luftuar AIDS-in? Studimi: Lopa

Lopa mund të jetë aleati më i mirë i njeriut në betejën për të gjetur një vaksinë kundër virusit HIV-AIDS. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature”, lopa është në gjendje të prodhojë ato që njihen si “super anti-trupa”.

Sistemi imunitar i kësaj kafshe rezultoi të ishte shumë më i shpejtë në reagim, në krahasim me atë të njeriut. Kërkimi shkencor u bazua në një eksperiment të zhvilluar me disa pacientë sieropozitivë prej vitesh, anti-korpet e të cilëve nuk reaguan pozitivisht. E njëjta metodë te lopët rezultoi e suksesshme dhe 42 ditë pas injektimit të virusit, në trupat e kafshëve u krijuan super anti-trupat e parë.

Një vit nga eksperimenti, mburoja imunitare e krijuar te lopët ishte 96%. Autorët e kërkimit shkencor u shprehën të habitur nga rezultati, veçanërisht për kohën e shkurtër në të cilën krijohen anti-trupat te lopët.