VIDEO/ Kjo është nëndetësja më e madhe në botë, furnizohet me karburant bërthamor

Nëndetësja “Dmitry Donskoy”, më e madhja në botë, si dhe luftanija “Pyotr Velikiy”, që të dyja me karburant bërthamor dhe pjesë e flotës së Forcave Detare të Rusisë, janë nisur të mërkurën nga porti i qytetit rus të Severomorskut për në atë të Kronstadtit, bashki e vogël e Shën-Perëburgut në brigjet e detit Baltik.

Këto mjete ushtarake të marinës ruse do të marrin pjesë në paradën ceremoniale, që organizohet në Shën-Petërburg çdo të diel të fundit të korrikut, me rastin e Ditës së Detarisë.