Perandori i Japonisë telegram urimi Presidentit Meta, zbardhet mesazhi

Perandori i Japonisë, Akihito ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta për marrjen e detyrës.

Në një telegram urimi, Perandori i Japonisë Akihito thekson se: “Me rastin e marrjes nga ana e Shkëlqesisë Suaj të zyrës së lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia më të mira e të sinqerta si dhe përgëzimet e përzemërta për suksesin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe për mbarësinë e përparimin e popullit të vendit tuaj”,-shkruhet në mesazhin e urimit.