Pas Robertit, Nora vjen me “Gabime” por me Gjikon (VIDEO)

Nora Istrefi dhe Gjiko kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. Bëhet fjalë për këngën me titull “Gabime” e realizuar së bashku me videoklip. Projekti është realizuar nga produksionit RedBox, ndërsa producenti i hiteve Big Bang (Arbër Gjikolli) qëndron prapa kësaj kënge.

Videoklipi është realizuar nga Valon Aziri, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Gjiko. Nora në një javë ka publikuar dy projekte muzikore. E para me bashkëshortin e saj, Robert Berishën, këngë e cila po pëlqehet dhe në këtë projekt të dytë Nora vjen me Gjikon.